Ish-mbrojtësi i Malishevës, Gentrit Dumani, para pak çastesh përmes një postimi në Facebook njoftoi largimin e tij nga skuadra. Ndërsa, burime shumë të sigurta të Gazetës Metro kanë mësuar se mbrojtësi do jetë lojtar i Prishtinës sezonin e ardhshëm.
Burime të Gazetës Metro kanë bërë të ditur se Dumani pas largimit nga Malisheva do të transferohet tek skuadra e madhe kosovare, Prishtina.
Ai pritet të jetë zëvendësuesi i Leonit Abazit në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi që ky i fundit së fundmi është larguar nga bardhë e kaltrit.
Dumani edhe më herët kishte qenë pjesë e Prishtinës gjatë viteve 2015 deri në vitin 2018, ndërsa pastaj kishte kaluar tek Flamurtari.
28-vjeçari ka eksperiencë të madhe në futbollin kosovar, ku ka qenë pjesë e skuadrave si Drenica, Malisheva, Flamurtari, Prishtina dhe Fushë Kosova./gazetametro.netÂ