Pas Endrit Krasniqit, Gledi Micit dhe Ardit Nikës që vazhduan javë më parë kontratën me Prishtinën edhe sulmuesi, Leotrim Kryeziu, do të vazhdoj t’i qëndroj besnik bardhë e kaltërve, transmeton Gazeta Metro.
Skuadra e Prishtinës pas një sezoni të dështuar ka filluar riorganizimin e klubit dhe të mendoj për të ardhmen që mos të përsëritet edicioni i njëjtë edhe vitin tjetër.
Gjatë ditës së sotme kryeqytetasit njoftuan largimin e katër futbollistëve Sadam Sulley, Josip Tomasevic, Aleksandar Ristevski dhe Agim Zeka ku të katër futbollistët ishin transferuar në Prishtinë gjatë janarit të këtij viti.
Burime të Gazeta Metro kanë bërë të ditur se Leotrim Kryeziu ka vendosur të qëndroj tek Prishtina dhe të mos largohet nga klubi.
Kryeziu me Prishtinën ka kontratë deri në vitin 2024 dhe edhe pse kishte pasur disa oferta nga disa klube të Superligës së Kosovës ka vendosur të qëndroj në kryeqytet.
Ai sezonin e kaluar ishte një ndër lojtarët kryesor, duke realizuar gjashtë gola në 29 ndeshje në Superligën e Kosovës. /gazetametro.net