Loading…

Ekrem Kryeziu jetëson dramën ‘Binjakë siamezë’ në teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë

  • 08/06/2017 | 16:23

Ekrem Kryeziu jetëson dramën ‘Binjakë siamezë’ në teatrin ‘Istref Begolli’ në Pejë

‘Binjakë siamezë’, vjen me premierë më 15 qershor me fillim nga ora 21:30 në Teatrin Profesionist ‘Istref Begolli’ në Pejë.

‘Binjakë Siamezë’, është premiera e radhës në Teatrin Profesionist të Pejës ‘Istref Begolli’, shkruan KultPlus. Kjo shfaqje vjen me tekst e regji të Ekrem Kryeziut, ndërsa loja në shfaqje jetësohet nga katër aktorët rezident të këtij teatri siç janë: Agon Bala, Shpresa Salihaj, Flormend Shabaj dhe Fisnik Sykaj.

 Drama e Ekrem Kryeziut “Binjakë siamezë”, ndriçon traumat e një çifti bashkëshortor të dalë lufta. “Binjakë siamezë”, është vepër e një tensioni të lart dramatik të gërshetuar me situata të dhembjes së madhe. Dini dhe Dina, pas torturave që kishin përjetuar si rob lufte, kush më shumë, e kush më pak, realiteti, për ta, nuk është më realitet por një përzierje kohësh, reflekse të dritës verbuese dhe verbërisë së territ të pafund. Eksplodimet e rrjedhave të lumit të mendjes së shqyer të Dinit, dhe thyerjeve të Dinës, dëshmojnë për pasoja të rënda nga ata që kishin përjetuar. Dini dhe Dina, dëshmitar të gjallë të tmerreve të luftës së fundit në Kosovë, me ndihmën e Psikiatrit, kërkojnë kuptimin e jetës…

“Drama “Binjakë siamezë”, pretendon t’i tejkalojë kufijtë e kohës dhe hapësirës sonë dhe, sa ikën nga ne ajo, duke na u dukur si ngjarje që ka mund të ndodhë edhe diku tjetër në botë, prapë se prapë ajo na kthehet aty ku u lind, në nën qiellin tonë që katërçipërisht të dëshmojë për tragjeditë që populli i Kosovës kishte përjetuar nga lufta që lanë pas”, shkruan për dramën Pëllumb Kulla, dramaturg e regjisor, i cili jeton dhe krijon në New York.

‘Binjakë siamezë’, vjen me premierë më 15 qershor me fillim nga ora 21:30 në Teatrin Profesionist ‘Istref Begolli’ në Pejë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë