Loading…

Ekipi mjekësor në Merdare pa mjete mbrojtëse

  • 17/03/2020 | 14:46

Ekipi mjekësor në Merdare pa mjete mbrojtëse

Pas pacientëve të parë që dolën pozitivë me virusin COVID-19 në vendin tonë, Qeveria ka shpallur gjendjen emergjente në sektorin e shëndetit publik si dhe ka shtuar kontrollet në pikat kufitare.


Edhe në pikën kufitare në Merdarë është njëjtë. Aty, ekipet mjekësore po kontrollojnë në bazë të rekomandimeve të IKShPK-së, por që në këtë pikë u bë e ditur se ka mungesë të mjeteve mbrojtëse, si dorëza, maska dhe mantela.

Ekipi mjekësor i vendosur në këtë pikë kufitare, thotë për KosovaPress se për shkak të mungesës së mjeteve mbrojtëse, po detyrohen të përdorin të njëjtat mjete më shumë se sa rekomandohet.

Mjekja Shqipe Ramadani, e cila është në krye të detyrës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë, tha për KosovaPress se nuk kanë mjaftueshëm mjete mbrojtëse, për ta kryer këtë punë.

“Për momentin jemi mirë por jo mjaftueshëm. Unë për veten time nuk jam e kënaqur me këto pajisje, sepse janë të pamjaftueshme duhet të kursehemi shumë në dorëza, maska, uniforma. Kështu që kisha bë një lutje që ka mundësi të jemi më të lirë në atë që e përdorim, t’i ndërrojmë sa herë nevojitët, jo t’i ruajmë ato brenda ditës, me një palë doreza ose një maskë apo gardërobë”, u shpreh Ramadani.

Pavarësisht kësaj, ajo bëri të ditur se prej orëve të para të mëngjesit kur edhe kanë filluar punën, në këtë pikë kufitare kanë kaluar afër 70 kalimtarë, të cilët janë kontrolluar dhe nuk kanë shfaqur simptoma për virusin COVID-19.

“Kontrollet janë duke shkuar njësoj, sikur në ditët e më hershme kur kemi pas një fluks më të madh të udhëtarëve, mirëpo dallimi është se ka fluks më të vogël, domethënë tani më nuk kemi vajtje ardhje të autobusëve, vetëm ndonjë kamion, ndonjë udhëtar i cili është me punë këtu në Kosovë…Prej mëngjesit kur kemi filluar me punën kanë kaluar afër 70 kalimtarë, mirëpo raste të dyshuara nuk kemi pasur asnjë deri më tani në bazë të asaj që ne e kemi për detyrë dhe obligim me i kontrollua udhëtarët”, tha ajo.

Ramadani i bëri thirrje të gjithë qytetarëve, të bëjnë kujdes por mos të krijojnë panik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë