Loading…

Ejupi: Kjo skuadër e Kosovës është më e mira në histori, ti mbështesim pa dallim

  • 24/03/2023 | 23:45

Ejupi: Kjo skuadër e Kosovës është më e mira në histori, ti mbështesim pa dallim

Biznismeni Remzi Ejupi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se skuadra aktuale e futbollit e Kosovës është më e mira në histori, dhe se në të ardhmen duhet të iu krijohet hapësirë talentëve, njëherit duhet edhe ti mbështesim të gjithë, shkruan Gazeta Metro.


Ejupi pati fjalë të mëdha për ekipen kosovare, dhe për këtë arsye ai tha se talentëve të rinjë në të ardhmen duhet të u jepet hapësirë dhe mundësi.

Ai tha se përfaqësuesja e vendit tonë është dukshëm më e mirë se dy kombëtaret tjera që ndodhen në të njëjtin grup me ne.

Ejupi bëri edhe një krahasim interesant me Kosovën aktuale, me atë të Shqipërisë së vitit 2016, kur kjo e fundit ishte në EURO 2016.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të mbështesim djemtë që luajnë për Kosovën.

Postimi i plotë:

Skuadra e Kosovës më e mira në histori, t’u krijojmë hapësirë talentëve tanë!
Sot, Kosova ka skuadrën më të mirë të historisë! Djemtë tanë dikur ishin talentë në fushat tona, tani janë realitete të afirmuar në skuadrat më të njohura evropiane.
Uroj që në vendin tonë t’u krijojmë hapësirën e duhur që këta djem të tregojë aftësitë e tyre.
Kosova është dukshëm skuadër më e mirë sesa Izraeli e Rumania. Nëse shohim lojën e izraelitëve apo rumunëve në këto kushte vetëm dy apo tre nga ta do të mund të luanin për Kosovëm, kurse djemtë tanë do të ishin liderë te kundërshtarët.
Edhe nëse shohim në futbollin shqiptar, përsëri Kosova është skuadër më e mirë se skuadra e Shqipërisë, e cila u kualifikua në EURO 2016.
Deklarata e më sipër nuk mbështetet vetëm në mendimet subjektive, por në fakte, prandaj u bëj thirrje që të bëhemi bashkë të mbështesim djemtë tanë, sepse ata kanë nevojë për këtë, kurse ne kemi nevojë të gëzohemi për sukseset e tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë