Loading…

Egjipti dhe Katari i kerkojnë Hamasit të liroj të gjitha pengjet

  • 29/11/2023 | 12:04

Egjipti dhe Katari i kerkojnë Hamasit të liroj të gjitha pengjet

Doha po kërkon të ndërmjetësoj një marrëveshje e cila do të mundësonte lirimin e të gjitha pengjeve teksa Izraeli po pret që të mërkurën ti dorëzohen 10 pengje si pjesë e procesit i cili deri më tani ka mundësuar lirimin e 60 izraelitëve, transmeton Gazeta Metro.


Katari dhe Egjipti të cilat po ndërmjetësojnë bisedimet indirekte mes Hamasit dhe Izraelit në Doha me ndihmën e SHBA’së sipas raportimeve po punojnë në dy marrëveshje të ndara ku njëra nga to ka për qëllim përfundimin e luftës në Rrip të Gazës që filloi në 7 tetor.

Marrëveshja e parë parasheh lirimin e 20 deri në 30 izraelitëve këto dy dit pas një zgjatje të armëpushimit aktual e cila do të zbriste numrin e pengjeve më pak se 150. Ky plan është bërë presion të realizohet menjëherë pasi që momentalisht armëpushimi përfundon të enjten, raporton The Jerusalem Post.

Një marrëveshje më e gjerë të cilën po e kërkojnë ndërmjetësuesit parasheh lirimin e të gjitha pengjeve që kanë mbetur e të cilët thuhet se janë rreth 150./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë