Loading…

Efektet sezonale forcojnë euron

  • 29/08/2018 | 13:37

Efektet sezonale forcojnë euron

Fillimi i largimit të emigrantëve ka filluar të ndjehet lehtë te kursi i këmbimit valutor. Në tregun vendas një euro është këmbyer sot me 125.84 lekë, me një rritje prej 0.16 pikësh krahasuar me një ditë më parë.


Dita e sotme ka shënuar të pestën ditë radhazi që euro fiton pikë ndaj lekut, edhe pse me diferenca të vogla. Ky është niveli më i lartë i muajit të fundit.

Sipas aktorëve kryesorë të tregut ky vlerësimin i euros ndaj lekut është si pasojë e efekteve sezonale, ku me largimin e emigrantëve, euro rimerr veten në tregun vendas.

Ndërsa për sa i përket monedhës së gjelbër, ajo vijon që të humbasë pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është këmbyer sot në nivelin e 107.62 lekëve, rreth 0.59 pikë më pak se një ditë më parë. Në dy ditët e para të kësaj jave dollari amerikan është zhvlerësuar përkundrejt lekut me më shumë se një lek. Ky zhvlerësim i dollarit vjen pasi preku nivelin më të lartë të këmbimit që prej fillimit të vitit, ndikuar kryesisht nga tregu ndërkombëtar. Dollari fitoi terren përkundrejt euros në tregjet ndërkombëtare.

Aktualisht euro ka rikuperuar në tregjet ndërkombëtare duke u këmbyer në nivelin e 1.17 dollarëve, pasi u trondit për shkak të krizës në Turqi, duke u këmbyer poshtë nivelit të 1.13 dollarëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë