Loading…

Eduard Grishaj çelet: I tregon të gjitha, nga branori i preferuar i ‘BBV’ tek gjinia e bebushit

  • 21/02/2022 | 10:39

Eduard Grishaj çelet: I tregon të gjitha, nga branori i preferuar i ‘BBV’ tek gjinia e bebushit

Bashkëshorti i Arbana Osmanit por njëkohësisht edhe regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduard Grishaj ka folur për eksperiencën e tij në program dhe se si ndihet tani që do të bëhet baba për herë të dytë, shkruan Gazeta Metro.


Gjatë një interviste për “Wake Up”, Eduardi u shpreh se produksioni është përpjekur të kujdeset për konkurrentët në mënyrë maksimale.

Ai gjithashtu ka treguar se momenti që e ka prekur më shumë ka qenë dalja e Fifit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Jemi përpjekur të kujdesemi për të gjithë konkurrentët. Një nga momentet që mua personalisht më ka prekur shumë, ka qenë mënyra e daljes së Fifit, pasi ishte gjithë ajo artiste. Shumë e rëndësishme, pavarësisht përplasjeve që kishte. Ajo që ka dalë nga parashikimet ishte Beniada, që nuk është lidhur brenda shtëpisë, pasi ajo është pa komplekse edhe nuk pritej. Java e fundit e emisionit ka qenë shumë e fortë. Janë numëruar 400 mijë vota për finalistin. Unë personalisht nuk e kam ditur kush fiton deri në momentin që kam parë zarfin.”, u shpreh Eduardi.

Kur u pyet se cili nga banorët e “Big Brother VIP”, ka qenë i preferuari i tij, ai u shpreh për Elhaid Cufin.

“Elhaid Cufi ka qenë. Asnjëherë nuk e tradhtova”, tha ai.
Përpos kësaj, Eduardi gjithashtu foli edhe për emocionet që po ndjen tani që do të bëhet prind për herë të dytë.

Kur u pyet për gjininë e bebit, ai ironizoi portalet online duke thënë se ende nuk e dinte, por e ka parë nëpër internet që është gocë.

“Tani do flemë 1 orë e 30 minuta. E kam parë nëpër portale që është gocë, por unë ende nuk e di akoma. Nuk mund të bëjmë zgjedhje”, u shpreh regjisori i “Big Brother VIP Albania”.

Kujtojmë që Arbana e bëri të ditur  shtatzënë e saj në finalen e “Big Brother VIP”.

“Këtë natë po e prezantojnë dy persona”, ka thënë Arbana për të njoftuar shtatzëninë e saj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë