Edita Tahiri ka reaguar në mbështetje të qëndrimit të Gjermanisë për idenë e ‘korrigjimit’
Ish-shefja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar duke mbështetur qëndrimin e Gjermanisë për idenë e ‘korrigjimit’ të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton gazetametro.net
“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja”, ka shkruar Tahiri në Twitter.