Loading…

Edita Tahiri i del kundër ish-shefit: Kuvendi t’i thotë ‘JO’ ndryshimit të kufijve

  • 04/09/2018 | 08:25

Edita Tahiri i del kundër ish-shefit: Kuvendi t’i thotë ‘JO’ ndryshimit të kufijve

Ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës t’i thotë jo idesë për korrigjimin e kufirit me Serbinë.


Ajo ka thënë se Kuvendi ka përgjegjësi historike për të dalë në mbrojtje të territorit dhe kufijve të shtetit.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Tahiri ka shprehur optimizëm se të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend do ta votojnë rezolutën kundër ndryshimit të kufijve të Republikës së Kosovës.

Ajo ka vlerësuar se lëvizja e kufijve në Ballkanin Perëndimor destabilizon paqen dhe stabilitetin në rajon.

Tahiri ka theksuar se historikisht ndryshimi i kufijve është bërë me luftë dhe, sipas saj, ka rrezik të shkohet drejt luftës.

Ajo ka deklaruar se ideja e korrigjimit të kufirit pikë qendrore ka veriun e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë