Këtë vit është edicioni i 14-të i festivalit të filmit i cili mbahet në Tiranë. Prej 1400 aplikime, nga 120 vende të botës, janë selektuar 225 filma. Në kategoit: “Feature Film Competition”, “Short Film Competition”, “In Albanian Film Competition”, “Student Film Competition”, “Video Art” ndërsa 60 filma të tjerë të shkurtër e të gjatë do të shfaqen në kuadër të dy programeve speciale “Fokus” dedikuar kineastit të njohur Abbas Kiarostami, që u nda nga jeta vetëm tre muaj më parë.
Programi tjetër special “Panorama” do t’i dedikohet mjeshtrit të madh italian Ettore Scola. Një numër i madh i filmave janë premierë kombëtare .
“TIFF vazhdon të mbetet një festival i pavarur, që ka për qëllim të zbulojë e promovojë atë kinematografi europiane e botërore, që për fat të keq mbetet jashtë rrjetit komercial të distribucionit” Agron Domi, drejtor i festivalit.
Filmat pjesëmarres do të shfaqen në disa kinema në Tiranë.
Programi TIFF 2016
http://tiranafilmfest.com/images/stories/tiff2016/DailyProgram_TIFF_2016.pdf