Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vlerësuar lartë ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, transmeton Gazeta Metro.
Rama në një intervistë tha se falë punës së bërë nga ana e këtij ministri, SHBA dhe shumë të tjerë janë befasuar për nivelin e lartë të profesionalizmit dhe përkushtimit të Cakajt, duke e vlerësuar atë për punën e bërë gjatë këtij viti kur diplomacia është drejtuar nga ai.
“Falë këtij ministrit në detyrë të Evropës dhe Punëve të Jashtme, që ka bërë një punë fantastike, që ka një bagazh dhe një kapacitet të veçantë. Unë jam shumë krenar kur dëgjoj nga amerikanët dhe të tjerët, që janë të befasuar nga niveli i lartë i profesionalizmit”, deklaroi Rama në Real Story.
Siç nuk është mësuar të shihet më parë, kryeministri Rama në këtë intervistë, ka shprehur konsideratat më të veçanta për kryediplomatin e Shqipërisë. /gazetametro.net