Loading…

Edi Rama tallet me LDK’në dhe VV’në: Për ju karriget kanë më shumë rëndësi se Kosova

  • 30/12/2019 | 23:09

Edi Rama tallet me LDK’në dhe VV’në: Për ju karriget kanë më shumë rëndësi se Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në videon e fundvitit ka folur për Kosovën dhe për moskrijimin e Qeverisë nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili i ka fituar zgjedhjet dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, të cilët deri tash nuk u pajtuan për një marrëveshje qeverisëse, transmeton Gazeta Metro.



Rama, ndërsa ka folur për Mini Shengenin rajonal, ka thënë se nuk është një Jugosllai e re, siç e thonë sipas tij ata që nuk arrijnë ta bëjnë një qeveri, pasi më rëndësi kanë ndarjen e karrigeve.

“Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse (mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri)”, ka deklaruar Rama në video-adresimin e bërë për fundvit.

Ai më tej thotë se ata (Kurti e Mustafa) dhe të tjerë janë mbledhur për ta sulmuar atë.

“Po shyqyr janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër ‘vëllaut të Vuqiqit’ në Shqipëri, duke ia prishur gjakun dhe errur sytë njerëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike”, ka deklaruar Rama./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë