Loading…

Edi Rama takon sot në Bruksel sekretarin e Shtetit Antony Blinken

  • 13/06/2021 | 16:26

Edi Rama takon sot në Bruksel sekretarin e Shtetit Antony Blinken

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të takohet sot me sekretarin e Shtetit Antony Blinken në orën 17:30 në Bruksel, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit.


Blinken ndodhet në Evropë për të shoqëruar presidentin e SHBA-së, Joe Biden gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe, Belgjikë dhe Zvicër.

Sekretari i Shtetit do të shoqërojë presidentin Bidenin edhe në samitin e NATO-s më 14 qershor dhe në samitin SHBA-BE më 15 qershor. Ai do të jetë pjesë edhe e takimit Biden-Putin, një ditë më vonë në Gjenevë.

Takimi Rama-Blinken mbahet pak kohë pas shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti i Shtetit. Ky i fundit deri më tash ka shpallur non grata katër figura publike shqiptare./A2

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë