Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për shtyp e përbashkët për shtyp me dy liderët e tjerë ballkanas pas takimit në Samitin e BE’së ishte më therës dhe i paparëmbajtur në kritika daj bllokut evropian, shkruan Gazeta Metro.
Kryeministri shqiptar Rama nuk e kurseu aspak pezmin ndaj Bashkimit Evropian dhe doli i ashpër në konferencë për shtyp. S’kishte mëdyshje se kë fajëson për dështimin e fundit të çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Më lejoni të shpreh trishtimin tim për Bashkimin Evropian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj qe ne mund t’iu ndihmojmë.”
Sarkazmin nuk e ndali lideri shqiptar edhe kur nisi të shpjegoj si kishte rrjedhur takimi dhe përfundimi i tij.
“Provova të them gjëra të caktuara në takim të cilat do i ndaj me ju disa prej tyre pasi nuk dua që të zgjasim aq sa në takim. Charles Michel na tha se kemi 3 minuta, unë ia ktheva se 30 sekonda do mjaftonin sikur ata të kishin përmbushur premtimet. Po nuk i realizuan.”
Kryeministri shqiptar Rama ka qenë shumë i zëshëm në kritikat e tij ndaj BE’së pas dështimit të çeljes së negociatave edhe gjatë muajit qershor./gazetametro.net