Loading…

Edi Rama shtrohet në spital në Berlin

  • 20/03/2019 | 21:36

Edi Rama shtrohet në spital në Berlin

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përfunduar në spital në Berlin për shkak të problemeve me zemrën, transmeton Gazeta Metro.


Prej 3 ditësh Edi Rama ndodhet në Berlin, ku është shtruar në spital.

Lajmi është bërë i ditur për SYRI.net nga njerëz pranë Ramës dhe burime nga Berlini.

Pas parainfarktit që Edi Rama kaloi në Tiranë, për të cilin u shtruar në një spital privat, ai është larguar më pas në drejtim të Berlinit me avion çarter.

Gjendja e Ramës ka qenë e rëndë që në Berat kur ai kishte dalë jashtë kontrollit.

‘Të ftojmë të huajt që të pijnë objektet’, thoshte Rama nga Berati.

Por gjendja e tij do të vinte duke u rënduar, pasi vetëm pak orë më pas, do të shtrohej me urgjencë në spital në Tiranë, pasi kaloi një parainfarkt.

Edhe pse disa orë më vonë Rama bëri një reagim, ai më shumë konfirmoi faktin se ishte në spital, se sa mohoi.

E që nga e hëna ai ndodhet në Berlin, i shtruar në spital. Vizita e tij në Gjermani ka qenë vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e asnjë arsye tjetër./gazetametronet

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë