Loading…

Edi Rama sërish me patika në takimin me kryeministrat e Ballkanit

  • 27/08/2018 | 10:52

Edi Rama sërish me patika në takimin me kryeministrat e Ballkanit

Kryeministri shqiptar Edi Rama i ka pritur sot në Durrës kryeministrat e pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës.


Në takimin informal që do të mbahet sot gjatë ditës në qytetin e Durrësit, Rama ishte veshur me një kostum pa kravatë të cilin e kishte kombinuar me atlete.

Drejtuesit politikë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor takohen të hënën (27.08)  për të dytin vit në qytetin bregdetar të Durrës, të mikpritur nga Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Në qëndër të këtij takimi informal do të jenë “Integrimi i Ekonomisë Rajonale”dhe krijimi i një vizioni të përbashkët për strategjinë e integrimit europian.

Krahas tyre do të diskutohen edhe njohja reciproke e kualifikimeve akademike dhe profesionale dhe marrëveshjet roaming.

Takimi i sotëm në Durrës, i dyti në serinë e takimeve të tilla, zhvillohet 4 vjet pas prezantimit të Procesit të Berlinit nga kancelarja gjermane Angela Merkel, në 28 gusht 2014 dhe disa javë pas Samitit të Londrës, të zhvilluar në fillim të muajit të kaluar, i pesti samit në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili që prej 4 vitesh  ka marrë përsipër të nxisë dhe përshpejtojë ritmet e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë