Loading…

Edi Rama publikon pamje ekskluzive të takimit me Merkel |VIDEO

  • 25/04/2018 | 23:05

Edi Rama publikon pamje ekskluzive të takimit me Merkel |VIDEO

Kryeministri Edi Rama është takuar pasditen e sotme me kancelaren gjermane Angela Merkel, në vizitën e tij zyrtare në Berlin.


E kryeministri i Shqipërisë ka publikuar pamjet ekskluzive nga pritja që i është bërë atij nga kancelarja Merkel.

Ndërkohë, Rama dhe Merkel dolën në një konferencë të përbashkët për mediat. Merkel u shpreh se Shqipëria ka bërë progres, ndërsa thotë se do të vendoset në ditët në vijim sa i përket negociatave.

“Ekzistojnë disa kushte për fillimin e negociatave të pranimit. Shqipëria ka punuar tashmë shumë për disa gjëra. Në ditët në vijim do të krijojmë opinionin tonë përfundimtar, ndërsa do të diskutojmë edhe me kolegët tanë europianë”, tha ajo.

E,  Rama falenderoj Merkelin për mbështetjen e dhënë për rajonin, por në veçanti për Shqipërinë.

Ai u shpreh gjithashtu se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave pas reformave të ndërmarra. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë