Loading…

Edi Rama: Mos e dhëntë Zoti, Minishengeni nuk e amniston regjimin gjakatar të Miloshevicit

  • 30/12/2019 | 19:15

Edi Rama: Mos e dhëntë Zoti, Minishengeni nuk e amniston regjimin gjakatar të Miloshevicit

Edi Rama duke folur, rreth Minishengenit, ka sqaruar se nuk bëhet fjalë pë Jugosllavinë e re, ashtu siç e kanë quajtur shumë në Kosovë e Shqipëri, transmeton Gazeta Metro.

Minishengeni Rajonal nuk, është Jugosllavi e re ka thënë Rama, ai ka thumbuar partit politike në Kosovë duke thënë se nuk janë në gjendje as me kriju një Qeveri me dy parti, duke aluduar në LDK’në dhe VV’në, dhe si duket ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq.

“Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, siç thonë ata që nuk bëjnë dot as një qeveri me dy parti, në Kosovën që e duan aq shumë. Sepse (mesa duket kur vjen puna tek bashkimi i forcave për ta qeverisur Kosovën, ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur në udhëkryq, pa strategji e pa qeveri). Po shyqyr janë të bashkuar bukur mirë, pa dallim partie e madje edhe me do ustallarë në Tiranë, për ta hedhur Kosovën kundër “vëllaut të Vuqiqit” në Shqipëri, duke i’a prishur gjakun dhe errur sytë njereëzve në Kosovë, me dokrra patetike e me rrena patriotike.” ka shkruar Rama.

Ai ka thënë me tej se mos e dhëntë kurrë Zoti, Shengeni Rajonal nuk marrëveshje për të aministuar krimet e regjimit gjakatar të Miloshevicit.

“Shengeni Rajonal nuk është jo e jo, mos e dhëntë kurrë Zoti i shqiptarëve, as ndonjë program a marrëveshje për të aministuar krimet e regjimit gjakatar të Milosheviçit). Për të harruar Reçakun. Për të pafajësuar agresorin e djeshëm, e për të ndaluar betejën politike me Serbinë për pranimin e realitetit dhe njohjen e Kosovës shtet sovran.”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë