Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para pak minutave është imunizuar me dozën e tretë të vaksinës kundër virusit, shkruan Gazeta Metro.
Para mediave, Edi Rama ka paralajmëruar vendosen e një mase të fuqishme për të detyruar të gjithë që të vaksinohen.
“Ju them të gjithë atyre që në radhë të parë janë nëpunës të vaksinohem sepse mund të vijë momenti që ndalohen të shkojnë në punë, po u ndaluan nuk do paguhen. Ju them të gjithë atyre që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre me hap. Ju them të gjithë atyre që kanë dyqane të vaksinohen sepse do vijë momenti që dyqani mbyllet”, u shpreh Rama.
Në Shqipëri edhe zyrtarisht ka filluar vaksinimi me dozën e tretë kundër virusit, kurse Kosova së shpejti pritet të vendos për diçka të tillë.
Më poshtë fjalimi i Ramës. /gazetametro.net