Loading…

Edi Rama fton në takim liderët shqiptarë të Maqedonisë

  • 13/12/2016 | 15:29

Edi Rama fton në takim liderët shqiptarë të Maqedonisë

Të gjithë liderët politikë shqiptarë në Maqedoni të cilët kanë fituar vende në Parlamentin e Maqedonisë, janë ftuar në takime të ndara nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Mediat në Maqedoni thonë se Edi Rama, është interesuar për planet dhe strategjinë e ardhshme të liderëve shqiptarë, se si ata do t`i artikulojnë kërkesat e shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.

“Rama është interesuar për së afërmi në këtë drejtim dhe u ka dhënë përkrahje të gjithë liderëve politikë duke u thënë se do të mbështesë të gjitha kërkesat e shqiptarëve”, shkruan TetovaSot.

Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit, ka fituar të dielën dhjetë vende në kuvendin e Maqedonisë, Lëvizja Besa me Bilall Kasamin, ka fituar gjithsej pesë vende, kalicioni Aleanca për Shqiptarët i udhëhequr nga lideri i LR-PDSH Ziadin Sela ka fituar tre vende ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit vetëm dy vende./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë