Loading…

Edi Rama e quan ‘historike’ ditën e zgjedhjeve

  • 04/06/2017 | 17:39

Edi Rama e quan ‘historike’ ditën e zgjedhjeve

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në “Komunikimin e Javës” se, “edhe 20 ditë na ndajnë nga vendimarrja historike për të vendosur me votë se kë do të merrni në punë për të drejtuar vendin drejt të ardhmes”.


Rama tha se shqiptarët me të drejtë ankohen për punësimet në zyrat e shtetit pasi vendet i kanë zënë njerëz pa formim arsimor.

“A do t’i hyjmë në fund reformës së administratës se shtetit? Apo do vazhdojmë kapjen shtetit nga partitë. Këtë e keni në dorë ju që qaheni me të drejtë për administratën. Vetëm ju mund ta shpëtoni. Kemi bërë përpjekje serioze për të bërë shtet. Edhe 20 ditë kemi. Administrata është kthyer në një tepsi që ndahet në disa pjesë nga parti koalicionesh. Duhet të luftojmë me votë, për t’i dhënë fund shtetit-tepsi”. tha shfi i qeverisë.

“Unë jam gati ta udhëheqë këtë betejë nëse ju do e përdorni votën e 25 qershorit për shtetin. Mos na lini në duart e partive të tjera. Dhe mos dëgjoni për komplot kundër LSI dhe plane për qeverisjen me PD-në. Pjesën e parë bëmë shumë dhe pjesën e dytë bëmë më shumë. Nuk duam më që në administratën e ardhshme të ndajmë sërish”, tha Rama./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë