Loading…

Edi Rama do largojë ministrat e tij për t’u marrë me fushatë

  • 12/03/2017 | 17:32

Edi Rama do largojë ministrat e tij për t’u marrë me fushatë

Ndonëse mandati i Qeverisë me kushtetutë është 4 vite, Edi Rama ka vendosur që muajt e fundit të mos ketë fokusin në qeverisje, por në fushatën për zgjedhjet e ardhshme.


Kjo mund të thuhet pasi pak momente më herët, kryeministri shqiptar tregoi emrat dhe arsyet e ndërrimit të katër ministrave, shkruan gazetametro.net.

“Ndryshimet e Qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës të 29 qershorit të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve, në përballimin e volumit të takimit më njerëz që kërkon kjo fushatë”, ka thënë Edi Rama.

Ndonëse e pranoi në fund që largimet lidhen me fushatën, Edi Rama në fillim tha se këto ndryshime nuk lidhen me ‘shfaqjen elektorale’, siç e ka quajtur ai protestën e PD’së.

“Këto ndryshime nuk kanë të bëjnë më shfaqjet elektorale që jepen 1 orë paradite dhe 1 orë pasdite. S’kanë asnjë lidhje as me deputetët e shkretë të PD’së”, ka thënë Rama.

Emrat që do të largohen, të cilët u përfolën ditëve të fundit, e që u konfirmuan nga kryeministri Edi Rama, janë ministri Saimir Tahiri, Bledi Klosi, Ilir Beqaj dhe Bledi Çuçin, të gjithë ministra nga PS.

screenshot-1_1489335444-9121376

Ndërkaq, pasi njoftoi se emrat e këtyre do të ndërrohen me katër emra të tjerë që së shpejti kryeministri pritet t’I dërgojë të presidenti për dekretim, ai ka vlerësuar punën e ministrave që do të largohen.

Ndryshe, siç edhe e tha Rama, këto ndryshime bëhen për shkak të fushatës elektorale për zgjedhjet e 29 qershorit që do të mbahen këtë vit në Shqipëri./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë