Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkuar në Itali në vizitë pune e ku u prit në ceremoni zyrtare nga Kryeministrja e Republikës së Italisë Giorgia Meloni në Pallatin Chigi.
Në videon që e ka publikuar vetë Meloni shihet që Rama përsëri iu ul në gjunjë homologes italiane.
Rama Melonit në gjunjë iu kishte ulur edhe në samitin për Klimën COP 29, por edhe në samitin e Komunitetit Politik Europian të mbajtur vitin e kaluar,
Zyra e Kryeministrisë bën me dije se gjatë qëndrimit në Itali, Kryeministri Rama pas takimit me Kryeministren italiane Giorgia Meloni, do të takohet më pas edhe me Ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.
Oggi a Palazzo Chigi il Primo Ministro della Repubblica d’Albania, @ediramaal pic.twitter.com/x6iqVnD4j3
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) April 16, 2026