Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës është shprehur e brengosur me cilësine e ajrit në Prishtinë, sipas të cilës Kuvendi duhet të veproje me urgjencë.
Osmani ka thënë se Kuvendi duhet ta obligojë qeverinë për t’i bërë dy hapa që, sipas saj, do të ndikonin në zvogëlimin e nivelit të ndotjes, shkruan gazetametro.net.
‘Kuvendi i Kosovës në seancën e rradhës duhet të veprojë urgjentisht dhe të obligojë Qeverinë që: 1. Brenda 1 jave të sjellë Ligjin e ri i cili paraqet masat e reja që do të ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të ndotjes; 2. Menjëherë të ndajë buxhetin e nevojshëm për zbatimin e këtyre masave’, ka shkruar Osmani.
Ndërkohë, për cilësinë e ajrit kanë reaguar dje dhe sot edhe shoqëria civile e gazetarët. Madje disa prej tyre kanë bërë përgjegjës Qeverinë dhe Komunën që nuk po merr masa.
Ndryshe, dje në Prishtinë u shënua rekord i ndotjes, ku matësi shënonte 431 nivelin e ndotjers, duke kaluar për 42 shkallë Delhin e Indisë./gazetametro.net