Loading…

Edhe Thaçi i reagon kandidatit të VV’së për zhdukjen e Izraelit

  • 19/09/2017 | 15:48

Edhe Thaçi i reagon kandidatit të VV’së për zhdukjen e Izraelit

I pari i shtetit, Hashim Thaçi, ka dënuar gjuhën e përdorur nga kandidati i VV’së për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, i cili deklaroi se ‘Izraeli duhet të zhduket’.


Presidenti i ka cilësuar si të papranueshme dhe ofenduese deklaratat e Korenicës, duke thirrur kështu në distancim nga gjuha e urrejtjes, shkruan gazetametro.net.

‘Kam përcjell me shqetësim deklaratat antisemitizmi për zhdukjen e shtetit të Izraelit. Deklarata të tilla janë thellësisht ofenduese dhe të papranueshme’, ka thënë Thaçi.

Ai më tej ka thënë se shteti i Izraelit dhe populli hebraik ka mbështetur Kosovën në të gjitha përiudhat.

Ndryshe, deklaratat e kandidatit të VV’së janë dënuar nga partitë e tjera politike, e një gjë të tillë e bëri sot edhe shteti izraelit përmes ambsadës në Beograd./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë