Loading…

Edhe Supremja i jep të drejtë rastit “Kleçka”

  • 24/05/2017 | 17:22

Edhe Supremja i jep të drejtë rastit “Kleçka”

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë në rastin “Kleçka”.

Prokuroria kishte kërkuar që të hidhet poshtë aktvendimi i shkallës së parë që i shfajëson të gjithë të akuzuarit në këtë rast.

Avokati i Naser Krasniqit, Florin Vërtopi tha për KosovaPress se posa e kanë marrë vendimin refuzues për prokurorinë nga ana e Gjykatës Supreme. “ Me këtë u dëshmua lufta e pastër e UÇK-së”, tha Vërtopi.

Në rastin Kleçka ishin të akuzuar Fatmir Limaj, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Arben Krasniqi, Sabit Shala, Refki Mazreku, Behlul Limaj, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj ishin akuzuar për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë