Loading…

Edhe Suhareka preket nga koronavirus: Kjo është mosha e dy rasteve të reja

  • 20/03/2020 | 22:00

Edhe Suhareka preket nga koronavirus: Kjo është mosha e dy rasteve të reja

Edhe Suhareka zyrtarisht është prekur nga koronavirus, ku një femër e moshës 53 vjeçare ka rezultuar pozitive, ndërsa rasti tjetër është një mashkull 43 vjeçar nga Gjakova, shkruan Gazeta Metro.


Janë konfirmuar edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, ku në total numri ka shkuar në 24 persona që kanë rezultuar pozitiv.

Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive.

Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë