Loading…

Edhe sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Pjetër Shalës

  • 29/03/2023 | 08:10

Edhe sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Pjetër Shalës

Edhe sot do të vazhdojë seanca gjyqësore e Gjykatës Speciale ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala.


Seanca pritet të fillojë nga ora 09:30 dhe do të vazhdojë deri në ora 16:00.

Në seancën e djeshme të Shalës ishte e ftuar dëshmitarja e dytë e mbrotur, e identifikuar me numrin gjashtë. Derisa ajo ishte duke folur, ish-komandant “Ujku” i UÇK-së është larguar nga salla.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë