Platforma e partive shqiptare për gjuhën shqipe po vazhdon të kundërshtohet në Maqedoni. Edhe sot, kanë vazhduar protestat të cilat po organizohen nga iniciativa qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.
Këto protesta kanë nisur me 27 shkurt, në mbështetje të presidentit Gjorge Ivanov, i cili refuzoi të mandatojë kreun e LSDM-së, Zoran Zaev.
Qytetarët që iu bashkuan protestës janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë, për të vazhduar drejt Kuvendit.
Organizatorët edhe sot apeluan që të mos pranohet platforma shqiptare. Sipas tyre përmes kësaj platforme, po synohet të dëmtohet karakteri unitar, sovraniteti dhe pavarësia e Maqedonisë. /gazetametro.net