Loading…

Edhe sot nxehtë: Nga nesër bien temperaturat |TABELA

  • 07/04/2019 | 12:52

Edhe sot nxehtë: Nga nesër bien temperaturat |TABELA

Sipas parashikimit të meterologëve, jave e dytë e prillit do të sjellë mot më të ftohtë dhe reshjet pranverore të shiut, transmeton Gazeta Metro.


Temperaturat minimale do të luhaten nga 6C deri në 7C, e maksimalet do të pësojnë rënie në 11C deri 13C, e ditën e enjte do të shënojnë rritje deri në 16C.

8.04 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me reshje më të qëndrueshme shiu.

9.04 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi. Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive.

10.04-11.04 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi edhe për bubullimë.

12.04 – Më ftohtë, në mëngjes vranët dhe me shi. Ditën kryesisht vransira me reshje lokale shiu dhe mundësi për bubullimë.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu-juglindja 2-5m/s, e ditën e martë nga veriu 4-9m/s. Shtypja atmosferike do të zbres thellë nën vlera normale, por gradualisht do të shënojë rritje rreth këtyre vlerave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë