Gatishmëria e shqiptarëve në të gjitha komunat që kalojnë rrugët për në veri, bëri që serbët të zmbrapsen nga udhëtimi për në Leposavic.
Pas Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjilanit e Rahovecit, edhe magjistralja që kalon nga Skënderaj ishte bllokuar nga qytetarët. Burime të gazetametro.net tregojnë se bllokimi kishte ndodhur në fshatin Padalishtë.
Protestuesit ishin mbledhur rasisht me anë të rrjeteve sociale, dhe po kundërshtonin fushatën zgjedhore në Kosovë. Madje, ata mbanin parulla kundër ardhjes së kryeministri Vucic, i cili më pas e anuloi ardhjen, dhe në vend të tij erdhi Marko Djuric, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Ndërkaq, gazetametro.net raportoi më herët se serbët e komunave joveriore ishin nisur për të marrë pjesë në mitingun e paraparë në Leposavic, por u pamundësua pasi rrugët që çonin për atje ishin bllokuar.
Ndryshe, Policia më herët ka njoftuar se rrugët më pas janë liruar për qarkullim./gazetametro.net