Loading…

Edhe SHBA’të i kërkojnë Ivanovit ta dorëzojë mandatin

  • 07/03/2017 | 23:27

Edhe SHBA’të i kërkojnë Ivanovit ta dorëzojë mandatin

SHBA-të janë të interesuara për stabilitetin dhe prosperitetin e vendeve të rajonit, derisa të gjitha palët në Maqedoni të jenë të gatshëm për kompromis dhe të formohet urgjentisht Qeveria e re.


Kështu theksoi sot në Zagreb, zëvendësndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brajan Hojt Ji, i cili ka ftuar presidentin Ivanov të zhbllokoj krizën dhe të dorëzojë mandatin në duart e liderit të opozitës, shkruan Koha.mk

“Sinqerisht shpresojmë se presidenti maqedonas do të lejojë deputetët që kanë shprehur dëshirë për të dhe partitë që ata përfaqësojnë – të formojnë qeverinë sa më shpejt të jetë e mundur për shkak se Maqedonia ka nevojë për një qeveri që do të vazhdojë dhe do të përfundojë proceset e filluara në për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, tha Ji. Në lidhje me rajonin, ai theksoi se është e rëndësishme për të vazhduar me reformat dhe për të arritur standardet evropiane, që vendet e rajonit të vazhdojnë në rrugën euroatlantike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë