Loading…

Edhe sa kohë ka mbetur për koalicione parazgjedhore

  • 14/05/2017 | 21:11

Edhe sa kohë ka mbetur për koalicione parazgjedhore

Partitë politike janë në vlugun e negociatave për krijimin e koalicioneve parazgjedhore, për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 qershorit.


Partive politike nuk u ka mbetur edhe shumë kohë për të lidhur koalicione parazgjedhore.

KQZ, pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga ana Presidentit, ka vendosur që mundësia e zyrtarizimit të koalicioneve parazgjedhore fillon me 11 maj dhe përfundon më datë 15 të këtij muaji. Pra, partive politike u ka mbetur në dispozicion edhe dita e nesërme, pasi nesër në ora 00:00, përfundon ky afat, shkruan gazetametro.net.

Këto ditë, menjëherë pas rrëzimit të qeverisë Mustafa, kemi parë dhe dëgjuar iniciativa, nga më të ndryshmet, duke përfshirë edhe mundësinë e një koalicioni Vetëvendosje – LDK.

Ajo që dihet deri tani është se koalicionet parazgjedhore do të fokusohen kryesisht në mes të partive të mëdha dhe atyre të vogla.

Një koalicion i madh që është diskutuar ka qenë ai Vetëvendosje-LDK, me qëllimin për ta nxjerrë PDK’në si parti të dytë në zgjedhjet e 11 qershorit. Por, së fundmi në LDK e kanë mohuar kategorikisht këtë mundësi.

Koalicioni që deri tani i sigurt, është ai në mes të AAK’së dhe NISMA’s.

Ndërsa, AKR e Behgjet Pacollit, edhe pse ka pranuar se është në negociata me partitë e mëdha, ende nuk është e sigurt nëse do të hyjë e vetme në zgjedhje apo përmes ndonjë koalicioni.

Edhe Vetëvendosje, pritet që marrë afër vetës ndonjë parti, pasi subjekti politik që e drejton Visar Ymeri, me këtë qëllim e ka ndryshuar edhe regjistrimin në KQZ, nga lëvizje në parti politike.

Për PDK’në ajo që dihet deri tani, është koalicioni parazgjedhor me Lëvizjen për Bashkim dhe Partinë e Drejtësisë.

Ndërsa, Alternativa e Mimoza Kusarit dhe Ilir Dedës, me gjasë do të shkojnë në koalicion parazgjedhor me LDK’në. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë