Loading…

Edhe Partia Fjala në mbështetje të Nismës në Drenas

  • 09/12/2016 | 16:34

Edhe Partia Fjala në mbështetje të Nismës në Drenas

Nisma për Kosovën, i ka ardhur edhe një mbështetje për balotazhin në Drenas  që do të mbahet me 18 dhjetor.

Partia Fjala, dega në Drenas e ka zyrtarizuar mbështetjen për kandidatin e Nismës Isa Xhemajli.

Vehbi Berisha, ish kandidat nga Partia Fjala, ka thënë se do t’i jep mbështetje kandidatit të Nismës Isa Xhemajli për kryetar të Drenasit, pasi që sipas tij, ai është kandidat i duhur për këtë komunë.

“Ne do ta mbështesim Nismën në këto zgjedhje, pa asnjë kusht. Thjesht kemi vendosur ta përkrahim Isa Xhemajlin, sepse kemi përafrime me Nismën si dy subjkete politike me program të ngjajshëm qeverisës”, ka thënë Berisha për Gazetën Metro.

Ndryshe, ditë më parë Nisma për Kosovën, ka lidhur koalicion me AKR’në dhe ish kandidatin e pavarur Xhavit Drenori.

Ndërsa në zgjedhjet e 4 dhjetorit, Partia Fjala kishte marrë  567 vota gjithsejtë ose në përqindje prej 2.72%./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë