Loading…

Edhe pak ditë përfundon votimi për Dragashin, KQZ’ja pranon 262 pako me fletëvotime të supozuara

  • 09/12/2021 | 11:41

Edhe pak ditë përfundon votimi për Dragashin, KQZ’ja pranon 262 pako me fletëvotime të supozuara

Të hënën, më 13 dhjetor, pritet të përfundojë përsëritja e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, i cili ka filluar para 11 ditësh. transmeton Gazeta Metro. 


Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se deri më tani ky institucion ka pranuar më shumë se 260 pako të supozuara me fletëvotime.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri më tani, KQZ ka pranuar 262 pako të supozuara me fletëvotime”.

“Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor. Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1 090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik-18 gusht”, tha Elezi.

Zgjedhjet për Kryetarin e Komunës së Dragashit janë të vetmet që nuk janë përmbyllur akoma, pasi Gjykata Supreme vendosi përsëritjen e votimit jashtë Kosovës për votuesit e kësaj komune.

Më herët, KQZ-ja ka certifikuar rezultatet për Kryetarë të 37 Komunave dhe rezultatet për 38 Kuvende Komunale. Shumë nga Kuvendet Komunale kanë mbajtur seancat inauguruse dhe shumë prej Kryetarëve të Komunave kanë marrë detyrën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë