Njëri ndër festivalet më të mira në Evropë ka dhënë një ofertë për vitin 2017, madje shumë të favorshme.
EXIT Festival i cili tani do të jetë i shpërndarë në katër vende ka ofruar një biletë për të gjitha festivalet.
“Vetëm deri më 15 janar, të gjithë blerësit e biletës për EXIT, do të marrin dhuratë biletat e tri festivaleve tjera EXIT Vera dashurisë 2017, Sea Dance në plazhin e bukur të Jazit në Mal të Zi, i shpallur nga ana e Lonely Planet për më të mirin e plazhit në Evropë, Sea Star në kompleksin atraktiv turistik Stella Marris në Umaga dhe Revolution festival në fshatin turistik në periferinë e Temishoara në Rumani”, tregojnë organizatorët.
Krejt këto festivale nëse biletën do ta bleni para 15 janarit do t’iu kushtojë vetëm 58 euro dhe ato mund t’i bleni edhe në Kosovë.
Biletën mund ta bleni edhe me pako, ku përfshihet edhe fjetja në EXIT i cili mbahet në Novisad, për vetëm 69 euro.
“Pakoja përmban biletën dhe akomodimin në kampin e festivalit në Dunav, dhe në faqen e Exit Trip, agjencitë turistike zyrtare të EXIT Vera Dashurisë, është e mundur edhe akomodim tjetër, në hotele, hostele apo apartamente. Në ofertë është numër shumë i kufizuar i paketave për Sea Star dhe Sea Dance festivalet, me çmim prej vetëm 49 euro që përfshin fjetjen në kampin e festivalit, gjithashtu edhe bileta, në ofertë është edhe akomodimi në apartamentet e kompleksit të festivalit Sea Star në vlerë prej 9.99 nata për person”, thuhet në këtë njoftim.
Të gjitha këto informata mund t’i gjeni edhe në faqen www.exittrp.org.