Loading…

Edhe një yll në ngritje nga familja Lipa – Vëllai i Duas po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike

  • 09/08/2026 | 14:33

Edhe një yll në ngritje nga familja Lipa – Vëllai i Duas po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike

Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me Ella Hamilton Brown


Ndërsa Dua Lipa vazhdon të jetë një nga artistet më të suksesshme në skenën ndërkombëtare, edhe vëllai i saj, Gjin Lipa, po ndërton rrugën e tij në industrinë e muzikës.

Si DJ dhe producent i muzikës elektronike, Gjin Lipa ishte pjesë e Sunny Hill Festival 2026 në Prishtinë, ku performoi para publikut dhe tërhoqi vëmendjen e fansave.

Megjithatë, krahas angazhimeve profesionale, interesimi i publikut është shtuar edhe për jetën e tij private. Gjin Lipa prej më shumë se një viti është në një lidhje me Ella Hamilton Brown, e cila ka krijuar një ndjekës të konsiderueshëm në rrjetet sociale falë stilit të saj elegant dhe paraqitjeve publike, shkruan albinfo. Çifti nuk e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre. Ata kanë ndarë herë pas here fotografi dhe momente së bashku në rrjetet sociale, duke i dhënë publikut një pasqyrë të marrëdhënies së tyre.

Nuk dihet nëse Ella Hamilton Brown e ka shoqëruar Gjinin gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë për Sunny Hill Festival, por lidhja e tyre vazhdon të tërheqë vëmendjen e ndjekësve.

Me Gjin Lipën që po konsolidon gjithnjë e më shumë karrierën në muzikën elektronike dhe Dua Lipën që mbetet një emër i madh i muzikës botërore, familja Lipa vazhdon të jetë në qendër të interesimit publik.

Kësaj here, vëmendjen nuk po e merr vetëm muzika, por edhe personi që qëndron pranë Gjinit në jetën e tij private

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë