Loading…

Edhe një viktimë nga koronavirusi në Veri: Nuk raportohet nga autoritetet kosovare

  • 19/04/2020 | 17:28

Edhe një viktimë nga koronavirusi në Veri: Nuk raportohet nga autoritetet kosovare

Edhe një person ka vdekur si pasojë e infektimit nga koronavirusi në Veri të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit, shkruan Gazeta Metro.


Ashtu siç bëjnë të ditur nga selia e urgjencës komunale, viktima është nga Leposaviqi duke shënuar kështu vdekjen e dytë në këtë vend nga pandemia Covid-19.

Edhe pse sot është shënuar vdekja e 13 nga virusi korona në territorin e Kosovës, për vdekjen e këtij pacienti nuk është raportuar nga autoritetet kosovare.

Siç bën të ditur media serbe ‘Kossev’, sot janë raportuar edhe katër raste të reja pozitive me koronavirus në Veri të Mitrovicës, dy nga Zubin Potoku dhe dy nga Leopsaviqi, ndërsa shtatë të tjerë janë shëruar.

Kjo medie tutje ka raportuar se zonat më të prekura nga pandemia në këtë pjesë të Kosovës janë Zveçani me 19 të infektuar, 10 prej të cilëve janë kuruar deri më tani, 19 raste të regjistruara në Zubin Potok dhe 11 në Leposaviq.

Deri më tani, tre persona kanë ndërruar jetë në komunitetet serbe në Kosovë, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 80, dhe 18 të infektuar janë shëruar plotësisht. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë