Loading…

Edhe një sondazh: Rezultat i ngushtë në mes të tri forcave politike

  • 06/06/2017 | 15:59

Edhe një sondazh: Rezultat i ngushtë në mes të tri forcave politike

Derisa dita e zgjedhjeve po afron, partitë politike kanë filluar të shfrytëzojnë të gjitha metodat e mundshme, për ndikuar sa më shumë te elektorati.


Në këtë mes, bëjnë pjesë edhe sondazhet, që pothuajse asnjëri nuk del të jetë me rezultate as të përafërta me tjetrin.

Rezultatet e sondazheve që po publikohen, pothuajse në të gjitha rastet po jepen të tilla, që favorizojnë partinë apo koalicionin që po i publikon.

Tani një i fundit është publikuar në faqen në Facebook të partisë së re të Mimoza Kursarit dhe Ilir Dedës, Alternativa.

Rezultatet e këtij sondazhi, japin shifra që thonë se të tri grupimet politike, ai PDK’së, LDK’së, e edhe Vetëvendosje, janë fare afër njëra – tjetrës sa i përket votave që pritet t’i marrin në zgjedhjet e 11 qershorit.

Më poshtë postimi i plotë i Alternativës:

Forca Koalicioni, finalja është afër dhe fitorja edhe më afër

Rezultati i fundit i një sondazhi i realizuar nga datat 1-4 Qershor 2017 në Kosovë me 3004 persona të anketuar i janë përgjigjur pyetjes “Për cilën parti/koalicion do të votoni në zgjedhjet e 11 Qershorit” të anketuarit i janë përgjigjur :

PDK-AAK-NISMA – 33.80 %

LDK-AKR-ALT- 32.50 %

VV – 27.80 %

TE TJERË – 5.90%

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë