Loading…

Edhe një person tjetër vdes nga gripi në Kosovë

  • 27/02/2019 | 11:19

Edhe një person tjetër vdes nga gripi në Kosovë

Edhe një person ka humbur jetën si pasojë e gripit sezonal në kosovë dhe ka shkuar në 10 numri i personave të vdekur nga gripi, transmeton Gazeta Metro.


Vekjen e personit tjetër gripi sezonal e ka konfirmuar SHSKUK, ku përmes një njoftimi ka thënë se një person i prekur me influence A ka pasur sëmundje kronike.

‘U konstatua një rast i vdekur me influencë A, pacienti ka pasur sëmundje kronike përcjellëse. Në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më 22 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 661 mostra të dyshimta me influencë, prej tyre 240 raste rezultojnë pozitive në influencën e tipit A’, thotë SHSKUK.

Instituti i Shëndetit Publik rekomandoi Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknkologjisë që të gjitha institucionet parashkollore, fillore dhe të mesme ku fëmijët dhe nxënësit kanë shenja dhe simptoma të gripit (temperaturë të lartë, lodhje, rrjedhje hundëve, dhimbje fyti, kollë, barkqitje dhe vjellje, dhimbje koke, barku dhe muskujsh) t’i shmangen kontaktit me nxënës të shëndoshë dhe të qëndrojnë në shtëpi, duke iu përmbajtur rekomandimeve të mjekut. Ky rekomandim ka ardhur për shkak të epidemisë dhe përhapjes së madhe të gripit.

Deri më tani 10 persona kanë vdekur nga gripi por sipas profesionistëve të njëjtit kanë pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë