Loading…

Edhe një kandidat për deputet dorëhiqet nga gara (Foto)

  • 29/05/2017 | 23:44

Edhe një kandidat për deputet dorëhiqet nga gara (Foto)

Një tjetër nga kandidatët për deputet në listat e Partisë Demokratike është tërhequr nga gara.


Kandidati i Qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, ka deklaruar tërheqjen e tij nga gara me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.

Bushati ishte i katërti në radhë më listën e PD-së në Qarkun e Shkodrës, shkruan gazeta Shekulli.

Statusi i plotë i Helidon Bushatit

Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.

Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.

Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

FITORE!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë