Loading…

Sot protestohet në Prishtinë, Drejtësi për Astritin

  • 14/11/2016 | 09:21

Sot protestohet në Prishtinë, Drejtësi për Astritin

Sheshi Zahir Pajziti sot në mesditë do jetë vendtakim i shumë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, gazetarëve e artistëve. Ata do fillojnë grumbullimin në ora 12:00 me të vetmin qëllim; të kërkojnë drejtësi për Astrit Deharin.

Vdekja e Dehariti la pas shumë paqartësi sa u përket rrethanave dhe shkaktarit të kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur jo vetëm Kosovën.

Aktivisti 26 vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje ndërroi jetë më 5 nëntor teksa po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren. Vetëm një ditë para vdekjes së tij, më 4 nëntor Lëvizja Vetëvendosje organizoi një aksion simbolik para burgut të Prizrenit ku kërkohej lirimi i Astritit, si dhe i pesë aktivistëve të tjerë.

14993513_10153815002872000_2799782703264119546_n

Dehari së bashku me aktivistët e tjerë po mbaheshin nën dyshimin se janë përgjegjës për sulmin e kryer ndaj Kuvendit të Kosovës në Gusht të këtij viti. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar disa herë deri më sot se Dehari u mbajt në paraburgim pa asnjë provë, dhe të tjerët poashtu po vazhdojnë të mbahen nëpër burgje tjera të Kosovës, apo arrest shtëpiak, poashtu pa prova.

Për shkak të mosbesimit në institucionet shtetërore si dhe deklaratave kundërthënëse që erdhën nga organet e shtetit, familja Dehari kërkoi praninë e dy mjekëve familjarë gjatë procesit së autopsisë së trupit të të ndjerit Dehari, shkruan gazetametro.net

Rezultatet zyrtare të autopsisë ende nuk janë bërë të ditura, por kryeprokuori i Prizrenit Sylë Hoxha ka deklaruar se aktivisti i Vetëvendosjes ka vdekur nga asfiksia, apo thënë më qartë nga mungesa e oksigjenit në tru./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë