Loading…

Edhe një dritare për liberalizim të vizave për Kosovën

  • 08/12/2016 | 13:08

Edhe një dritare për liberalizim të vizave për Kosovën

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave në Kosovë, sllovenja Tanja Fajon, nuk pranon të dorëzohet në humbjen e shpresave, që edhe kosovarët bashkë me ukrainasit dhe gjeorgjianët të lëvizin pa viza në BE.

Ajo u ka bërë thirrje liderëve politik në Kosovë që të ngutën e të përmbushin edhe dy kriteret e mbetura.

“I bëjë thirrje Kosovës që urgjentisht ti plotësojë kushtet e mbetura që të arrijë lëvizjen e lirë brenda zonës Schengen. Ka një dritare të hapur”, ka shkruar ajo në një publikim të bërë në rrjetin social Twitter.

Pavarësisht kësaj, kjo duket e pamundur, dhe kosovarët do të duhet të pajtohen me izolimin.

“Ne kemi bërë një marrëveshje rreth mekanizmit pezullues të BE’së. Lajme shumë të mira për Gjeorgjinë dhe Uikrainën, me shpresë edhe për Kosovën”, ka thënë Fajon./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë