Loading…

Edhe një dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje

  • 12/03/2019 | 19:43

Edhe një dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje

Enis Syla është aktivisti i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje që ka dhënë dorëheqje nga kjo parti, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Syla që ishte kryetar i degës së Vetëvendosjes në fshatin Lllapashticë e Poshtme të Podujevës, ka bërë të ditur se prej sot, nuk do të jetë më pjesë e këtij subjekti.

“Përmes këtij statusi dua t’ju njoftoj që prej sot (mbas 6 viteve aktivitet) edhe zyrtarisht nuk do të jem më pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje! Jam i lumtur që kam shërbyer në këtë subjekt bashkë me ju, duke krijuar njëren prej pikave më të forta në komunën e Podujevës. Por duke parë shumë zhvillime të brendshme dhe të jashtme, nuk mund ta identifikoj më vetën me këtë lëvizje”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, kjo parti mbeti pa 40 aktivistë, disa prej tyre asambleist e drejtorë komunal.

Siç u bë e ditur, arsye e këtij largimi ka qenë lufta për pushtet brenda kësaj partie./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë