Loading…

Edhe një aderim, pas Arbana Xharrës edhe Robert Muharremi në PDK

  • 12/05/2017 | 12:01

Edhe një aderim, pas Arbana Xharrës edhe Robert Muharremi në PDK

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka bërë të ditur, se partisë që ai drejton i është bashkuar edhe eksperti i jurispodencës, Robert Muharremi.


Partia Demokratike e Kosovës, tani në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare është aktivizuar për të sjellë në parti kudadro të rinj, ekspertë të fushave të ndryshme. Pas aderimit të ish gazetares Arbana Xharra, Veseli ka bërë të ditur se i është bashkuar një nga profesorët dhe jursitët e njohur në Kosovë, Robert Muharremi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook. Aty thuhet se Muharremi ka një përgatitje të lartë akademike edhe ndërkombëtare.

“Lajm fantastik për PDK-në, për ekipin tonë të përbashkët për #FillimiRi. Një ndër ekspertët më të njohur të Kosovës, Robert Muharremi, sot i është bashkuar ekipit tim për #FillimiRi. Roberti është një ekspert i kalibrit ndërkombëtar, me eksperiencë në Gjermani, SHBA, Kosovë. Është profesor i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili, si pjesë e #FillimiRi, do të japë një kontribut të çmuar për vendin dhe për sundimin e ligjit. Po e krijoj ekipin e ri, për fillimin e ri, për kapitullin e ri të zhvillimit të hovshëm. Ky është ekipi dhe kjo është partia që do të marrë vendime të mëdha, që ta bëjmë ndryshimin e madh që e dëshirojnë qytetarët”, ka shkruar Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë