Loading…

Edhe nesër protestohet në Francë për Haradinajn

  • 20/01/2017 | 08:52

Edhe nesër protestohet në Francë për Haradinajn

Pas arrestimit të të parit të AAK’së, Ramush Haradinaj, nisi një valë protestash në gjithë botën, ku kundërshtohej ndalja e ish-komandantit të UÇK’së.


Protestat do të vazhdojnë edhe nesër në Kolmar të Francës, me fillim në ora 14:00, shkruan gazetametro.net.

Këshilli organizativ i kësaj proteste i ka ftuar gjithë shqiptarët për t’u bashkangjitur në protestë për, siç kanë thënë ata, dëshmimin e përkushtimit në mbrojtjen e interesave kombëtare.

“Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!”, thuhet në komunikatën e këtij Këshilli.

Kërkesa kryesore dhe e vetme e protestuesve drejtuar, sic thonë ata, demokracive perëndimore është që Ramush Haradianaj të lirohet menjëherë dhe pa asnjë kusht.

“Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM  i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore”, thonë tutje ata.

Ndryshë, Ramush Haradinaj është ndalur me 4 janar në Francë nga Interpoli në bazë të një fletarrestim të lëshuar në vitin 2004 nga Serbia./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë