Loading…

Edhe në Shqipëri është rritur çimimi i naftës, por janë rritur edhe rrogat

  • 03/02/2022 | 19:07

Edhe në Shqipëri është rritur çimimi i naftës, por janë rritur edhe rrogat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rritjes së çmimit të naftës, benzinës dhe gazit në vendin tonë.


Teksa ka replikuar me një komentues në Facebook, Rama shkruan se rritja e çmimit të naftës ka ndodhur kudo, ndërsa thekson se rrogat janë rritur nga ana tjetër e do të vijojnë të rriten në vijim.

“Rritja e çmimeve është një problem i përgjithshëm sot, mjafton të shihni Kosovën për të mos shkuar me larg, ndërkohë që siç kam premtuar ne po mbajmë më shumë kosto për buxhetin, mburojën mbi çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë e biznesin e vogël, që kudo ka kërcyer e po kërcen lart!

Sa për rrogat ato janë rritur e do vazhdojnë të rriten, por rritja e rrogave nuk bëhet sipas dëshirës sonë, pasi unë i pari do doja t’i rrisja menjëherë të gjitha, por çdo rritje jashtë mundësive, do të thotë falimentim total në pak muaj si në kohën e Sudës, prandaj duhet punë e durim, për t’u ngjitur me këmbë në tokë s’ka asnjë rrugë tjetër të sigurt”, përgjigjet kryeministri, Edi Rama.

Kujtojmë se nafta prej disa ditësh shitet gati 200 lekë për litër. Rritja ka vijuar edhe për benzinën.

Aktualisht, në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve benzina tregtohet për rreth 195 lekë për litër duke shënuar një shtrenjtim të ngjashëm me naftën, teksa nuk ka ndalur shtrenjtimin as çmimi i gazit. Ky i fundit në disa nga karburantet shitet për rreth 94 lekë për litër.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë