Pandemia e koronavirusit preku gjithë botën. Tani që ka filluar vaksinimi dhe shtetet e botës kanë siguruar e po vazhdojnë të përfshihen në luftën për vaksinën kundër pandemisë, ata gjithashtu po kujdesen që çdo qytetar i tyre të jetë i vaksinuar, transmeton Gazeta Metro.
Në shtetin Nevada të SHBA’së, përveç nxënësve, doktorëve, personelit arsimor e qytetarëve të tjerë, privilegjin e të vaksinuarit do ta kenë edhe ata/ato që punojnë në klube striptizi.
Në Las Vegas të Nevada’s, zyrtarët thanë se në njërin nga klubet më të mëdha të striptizit ka filluar vaksinimi. Derisa nga klubi të vaksinuarit do gëzojnë ‘përfitime’.
Këto përfitime janë për ata që tregojnë se kanë letër vaksinimi. Këtu do përfshihen: një kartë anëtarësie me të cilën do munden të anëtarësojnë edhe 5 miq tjerë,, një shishe alkooli, një kërcim nga një nga vajzat, dhe tjera përfitime.
Menaxheri i këtij klubi i tha Associated Pressm se kjo do ishte një mundësi e mirë që ta ndihmojnë komunitetit t’i kthehet normalitetit sa më shpejt. Ai tha se është e kuptueshme se njerëzit nuk e mendojnë klubin e striptizit si një burim shëndeti, por tha se ‘’kjo iu jep të gjithë një mundësi të shohin se këto biznese janë të pastra sa tjerat.’’/gazetametro.net