Loading…

Edhe Mustafa: Nëse nuk kalon Demarkacioni, shkohet në zgjedhje

  • 14/04/2017 | 15:21

Edhe Mustafa: Nëse nuk kalon Demarkacioni, shkohet në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nëse Kuvendi nuk arrinë ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, atëherë opsion janë zgjedhjet e parakoshme. Njejtë sot u shpreh edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherit edhe kryetar i partisë më të madhe të koalicionit qeverisës, PDK’së.


Mustafa në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se vendi mund të shkojë në zgjedhje, nëse Kuvendi nuk e ratifikon Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, si kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave.

Në këtë intervistë, Mustafa flet edhe në lidhje me kërcënimet e evidentuara nga individë e grupe të caktuara, kundër liderëve të shtetit të Kosovës dhe disa figurave politike.

Mustafa ka thënë se Demarkacioni para se të dërgohet në Kuvend për votim, i duhet që të merren vesh me partnerët e koalicionit, me Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe me Listën Serbe.

Përgjegjës për mosvotimin e Demarkacionit, Mustafa ka thënë se janë të gjithë, dhe jo vetëm opozita.

“Mendoj se përgjegjësia më e madhe në këtë rast është e pozitës, pushtetit, deputetëve të pozitës, sepse programi ynë qeverisës është i pozitës. Por, në këtë rast unë nuk e kuptoj as opozitën, e cila për një kauzë, dëshiron ta mbajë peng qytetarin e Republikës së Kosovës”.

Kryeministri Mustafa ka folur edhe zbulimin e disa personave që po përgatisnin sulme ndaj liderëve politik në Kosovë.

“Jemi informuar se ka individë dhe grupe të cilët tentojnë të kryejnë veprime kundër bartësve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe disa liderëve politik”.

“Individë të tillë janë të lidhur edhe me njerëz jashtë Kosovës dhe me shërbime të ndryshme të cilat nuk ia duan të mirën Republikës së Kosovës dhe e rrezikojnë rendin kushtetues dhe jetën e qytetarëve.Po ashtu, duke pas parasysh se çfarë po ndodh në vendet e tjera, kemi marrë masa që të shtojmë vigjilencën dhe prezencën e organeve të sigurisë. Të jetë kjo prezencë më e madhe, sidomos tani gjatë festave fetare në mënyrë që ato të mos shfrytëzohen për ndonjë akt i cili do të rrezikonte, dëmtonte qytetarët”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë